Bedri Hamza: Pensionet bazike do t’i rris për 70%

Bedri Hamza: Pensionet bazike do t’i rris për 70%

Zgjedhjet 2025 February 07, 2025 - 10:41

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të një pensionisti, i cili ankohet se me të po e ka problem t’i blejë edhe gjërat esenciale për vete.

“Çmimet janë rrit gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt, u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, thotë pensionisti.

Ndërsa, Hamza thotë se asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit.

“Pensionet bazike do t’i rris për 70%. Pensionistët kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, thotë Hamza.