Krasniqi: Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore

Krasniqi: Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore

Zgjedhjet 2025 February 05, 2025 - 20:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhështor të kësaj partie në Drenas ka falënderuar pjesëmarrësit për mobilizimin.

Krasniqi është shprehur se ky bastion i pathyeshëm i PDK-së dëshmoi se është gati për fitore.

“Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, edhe një herë e dëshmoi veten: Fuqishëm! Të bashkuar! Të gatshëm për fitore! Faleminderit nga zemra. Me Bedri Hamzën Kryeministër pas 9 shkurtit, #MaMirë do të jetë për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.