Krasniqi: Mbrëmë në Mushtisht morëm fjalë, varg e çark për t’i thurur këngë një Kosove më të mirë

Krasniqi: Mbrëmë në Mushtisht morëm fjalë, varg e çark për t’i thurur këngë një Kosove më të mirë

Zgjedhjet 2025 February 04, 2025 - 10:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur mbrëmë tubim madhështor në Mushtisht të Suharekës.

Krasniqi ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen e sinqertë ndaj vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë.

“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë!”, shkruan ai në Facebook.