![Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/03/auto_475657533_1168753884618337_78234878415895005_n1738621622.jpg)
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokurorial, e në veçanti prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kryeministri Kurti ka thënë se prokuroria është shndërruar në parti opozitare.
Sipas kryeministrit Kurti, prokuroria e partitë opozitare do t’i humbin zgjedhjet, e se prokurorët nga 10 shkurti do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak se do të themelohet prokuroria e re.
“Prokuroria e shtetit është shndërruar në një parti opozitare, por edhe ata kanë mi humb zgjedhjet më 9 shkurt, por pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputet në kuvend qysh kanë mi pas partitë opozitare. Meqenëse partia me e re nuk do të ketë deputet le të shkojë në shtëpi, në 10 shkurt mos të dalin në punë se nuk do të kenë punë. Gjyqësorin e ri, e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti. /sinjali