Abdixhiku në Obiliq: LDK-ja dhe populli janë bërë një

Abdixhiku në Obiliq: LDK-ja dhe populli janë bërë një

Zgjedhjet 2025 February 03, 2025 - 10:19

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të dielën ka mbajtur tubimin e radhës në Obiliq.

Simpatizantë të shumtë ishin mbledhur për të pritur kandidatin për kryeministër të kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe kandidatët për deputetë.

Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se po “shkojmë vetëm për fitore dhe asgjë më pak se kaq”.

“Jam këtu ju them se unë, ju, LDK-ja dhe Kosova kanë me ia dalë. Prandaj Obiliq, tashmë është e qartë, LDK-ja dhe populli janë bërë një”, tha Abdixhiku.