Festa e hershme: Bedri Hamza shpall fitoren në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Festa e hershme: Bedri Hamza shpall fitoren në Lipjan

Zgjedhjet 2025 February 02, 2025 - 21:01

Partia Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur tubim elektoral në Lipjan.

Në këtë tubim u tha se fitorja e PDK-së është aq e domosdoshme, sa e krahasuan me një periudhë historike.

Dalja e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, pos fishekzjarreve përreth binës ndezi edhe simpatizantët. Pas kësaj pritje që iu bë, Hamza nuk harroi që të bëjë premtimet e tij, duke filluar nga ndërtimi i rrugëve e shkollave.

E për t’i realizuar këto, Hamza shpalli rezultatin fiks një javë para ditës së votimeve.

Anise në pikë të ditës, festën për këtë Lipjani e nisi me fishekzjarre, gjërsa poshtë tyre u bllokua krejt trafiku në këtë zonë.