Bedri Hamza me tubim masiv në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Foto: Laura Hasani

Bedri Hamza me tubim masiv në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%

Zgjedhjet 2025 February 02, 2025 - 20:27

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit.

Hamza u ka premtuar atyre se do ta ndërtojë autostradën Banullë-Duhël.

“Bashkë kemi kaluar sfida të mëdha. Bashkë kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Dhe bashkë, më 9 shkurt, do të triumfojmë përsëri! Po, kemi me i rritë pagat 50% në fillim të mandatit. 70% kemi me i rritë pensionet bazike. Kemi me i rritë pagesat për kategoritë më meritore, ata që dhanë më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e vendit: familjet e dëshmorëve, veteranët, kategoritë e luftës, 50% rritje në fillim të mandatit. Veteranëve do t'u njihet e drejta që ata të punojnë pa iu ndalur pensioni”, ka thënë Hamza.