Hamza në Lipjan: Autostrada Banullë-Duhël do të realizohet
Zgjedhjet 2025
February 02, 2025 - 19:34
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan.
Ai është shprehur se autostrada Banullë-Duhël do të realizohet dhe sipas tij, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën”, ka shkruar tutje Hamza.