Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë

Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë

Zgjedhjet 2025 February 02, 2025 - 17:51

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin e tyre zgjedhor në Pejë, e kanë nisur me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës.

Këtë e bëri të ditur Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se një Kosovë ma e mirë, ma e sigurt dhe ma e zhvilluar është përgjegjësi e përbashkët – dhe detyrë e secilit prej nesh ta ndërtojmë.