AAK-ja dhe partnerët e koalicionit e nisin tubimin me një minutë heshtje për viktimat në Jabllanicë
Zgjedhjet 2025
February 02, 2025 - 14:24
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nisur tubimin zgjedhor në Isniq të Deçanit me një minut heshje, në nderim të tre fëmijëve të vdiqën në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.
Në hapje të tubimit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se sot janë me zemër të thyer.
“Jemi me familjen Rama, Mehmeti dhe Morina nga Jabllanica. Jemi me qytetarët e Gjakovës dhe Jabllanicës dhe jemi së bashku për ta kaluar këtë dhimbje”, tha Ramosaj.