Hyseni: Fshati Sekiraqë po tregon përshtypje të mëdha për ndryshim dhe fitore
Foto: Facebook

Hyseni: Fshati Sekiraqë po tregon përshtypje të mëdha për ndryshim dhe fitore

Zgjedhjet 2025 February 01, 2025 - 15:29

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka theksuar mbështetje të fortë dhe një angazhim të palëkundur nga qytetarët e Sekiraqës për ndryshim dhe zhvillim.

Gjatë një takimi në këtë fshat, Hyseni, i shoqëruar nga kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, theksoi entuziazmin dhe energjinë pozitive që po përjetohet në Llap, duke shtuar se Sekiraqa është një shembull i qartë i këtij angazhimi.