Mustafa: Kurti e ka të qartë se më 9 shkurt partia fituese do të jetë LDK
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Kurti e ka të qartë se më 9 shkurt partia fituese do të jetë LDK

Zgjedhjet 2025 February 01, 2025 - 11:52

Në konferencën e përditshme, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti, e ka të qartë që më 9 shkurt partia fitimtare do të jetë LDK.

Ai shtoi se nga paniku i thellë që ka për shkak të “jo-së” nga populli për VV-në, sipas Mustafës, kjo e detyron kryeministrin aktual të përdorë gjuhë ofenduese ndaj partive opozitare, transmeton Klankosova.tv.

“Sot zoti Kurti e ka të qartë se rezultati i kaluar më nuk ekziston, zoti Kurti e ka të qartë nga përgjigja që po merr nga terreni, nga takimet me qytetarët, që në aspektin elektoral, në aspektin e votës, parti e tij dhe ai janë në rënie të lirë. Prandaj kjo qasje e tij e sotme, kjo gjuhë e tij, këto ofendime drejtuar partive opozitare, e me theks të veçantë ndaj LDK-së, shpërfaq qartazi panikun e tij të thellë emocional e politik që po përjeton këto ditë nga përgjigja që ka marr nga populli i Kosovës, që më nuk kanë votë për të”.

“Më 9 shkurt është e qartë edhe për zotin Kurti që partia fitimtare do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës , prandaj dhe nga ky panik i thellë e detyron, e obligon, fatkeqësisht, kryeministrin aktual të përdorë gjuhë të tillë ndaj Abdixhikut dhe LDK-së”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

Mustafa po ashtu u parashtroi disa pyetje qytetarëve të cilët nuk janë të sigurt se kë duan ta votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ka ende njerëz që nuk janë të sigurt se kë duan ta votojnë më 9 shkurt, e sot saktësisht po ju drejtohem juve. Pyesni veten se a jeni të kënaqur me punën e kësaj qeverie të VV-së në katër vjetët e fundit? Pyete veten nëse mundesh me i përmend dy ministra që kanë përmirësuar jetën tuaj? Pyesni veten se çfarë projektesh madhore kanë realizuar kjo qeveri në katër vjetët e fundit? A kanë përfunduar ndonjë projekt madhor të vetëm? Pyete veten nëse kjo qeveri e VV-së ka vizion për një Kosovë më të mirë, për një të ardhme më të ndritur? Pyete veten nëse kjo qeveri e VV-së ka një program për katër vjetët e ardhshme? Pyeten veten nëse ata kanë aftësinë për të zbatuar ndryshimin dhe për ta bërë Kosovën me një të ardhme më të ndritur? Përgjigja për tërë këto pyetje, natyrisht që është një jo e madhe”.

“Atëherë pyesni veten se kush ka vizion për Kosovën? Kush ka një program për katër vjetër e ardhshme? Kush ka aftësinë për të përmirësuar jetën tuaj? Përgjigja është shumë e qartë. Është LDK-ja, është Lumiri, është numri 124”, u shpreh kandidati për deputet.