Ilirk Musliu zotohet për themelimin e një programi nacional për trajtimin e fëmijëve më autizëm

Ilirk Musliu zotohet për themelimin e një programi nacional për trajtimin e fëmijëve më autizëm

Zgjedhjet 2025 January 31, 2025 - 17:51

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Ilirik Musliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar angazhimin e tij të veçantë për mbështetje dhe përkrahje për fëmijët që vuajnë nga autizmi.

Me numrin 110 në listën e kandidatëve, Musliu është i angazhuar për të siguruar që ata që kanë nevojë për trajtim dhe mbështetje të kenë mundësi të barabarta për një të ardhme më të mirë.

Në një deklaratë të tij, Musliu ka shprehur se një nga prioritetet e tij kryesore është themelimi i një programi nacional për trajtimin e fëmijëve me autizëm, duke e konsideruar këtë një angazhim personal dhe politik.

“Për mua një prioritet i veçantë është themelimi i një programi nacional për trajtimin e fëmijëve më autizëm, një angazhim personal dhe politik dhe për këtë, ua jap fjalën time,” ka thënë Musliu, duke shtuar se ky program do të sigurojë shërbime më të mira dhe më të përqendruara për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të specializuar.

Në Kosovë, ndihma për fëmijët me autizëm ka qenë një çështje e shpeshherë e neglizhuar, dhe shumë prindër e përballen me mungesë shërbimesh të specializuara dhe mbështetjeje adekuate. Musliu ka theksuar se krijimi i një programi nacional do të ofrojë mundësi trajtimi dhe mbështetje për këta fëmijë në të gjithë territorin e Kosovës, duke siguruar një qasje më të koordinuar dhe më efikase në fushën e trajtimit dhe edukimit.

Angazhimi i Musliut për të krijuar një program nacional për trajtimin e autizmit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për këta fëmijë dhe familjet e tyre.

Në një kohë kur shoqëria kosovare po përballet me shumë sfida, një angazhim si ky ka të bëjë me krijimin e mundësive për barazi dhe përfshirje të të gjithë individëve, pa përjashtuar ata që kanë nevoja speciale.

Musliu ka theksuar se ky është një angazhim që ai do ta mbështesë me gjithë kapacitetin e tij dhe do të punojë për ta realizuar atë nëse fiton besimin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme./Zëri