Koalicioni për Familjen promovon sektorin e prodhimit dhe punësimin gjatë vizitës në Lipjan
Drejtuesit e koalicionit për familje, në vazhdën e vizitave të tyre të planifikuara, sot vizituan gjithashtu fabrikën e kërpudhave “Hirano Mushroom” në Lipjan.
Gjatë kësaj vizite, ata kishin mundësinë të njohin nga afër procesin e prodhimit dhe zhvillimin e kësaj industrie, e cila ka një rëndësi të madhe për ekonominë lokale.
Pjesëmarrësit u shprehën të impresionuar nga standardet e larta të prodhimit dhe angazhimi i fabrikës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Drejtuesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të tilla që kontribuojnë në krijimin e mundësive të punës dhe rritjen e ekonomisë në nivel lokal.
Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të koalicionit për familje për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të promovuar mundësi për punësim dhe mirëqenie për familjet në rajone të ndryshme të Kosovës. /Zëri