Hoti: Shumica e projekteve të VV-së nuk u realizuan
Zgjedhjet 2025
January 30, 2025 - 13:10
Avdullah Hoti, kandidati për deputet i LDK-së, ka përmendur premtimet që Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë në vitin 2021, dhe premtimet që po i jep në vitin 2025 për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hoti përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se shumica e projekteve të VV-së as që janë nisur, pra ato që ishin premtuar në vitin 2021.
“Ja disa nga premtimet e VV-së për infrastrukturë më 2021 dhe 2025. Shumica e projekteve as që janë nisur. Gjykoni vetë, sepse çdo ditë jeni në rrugë”.
“Janë humbur katër vite. Janë bartur qindra miliona euro nga viti në vit, që janë zhvlerësuar për shkak të inflacionit”, ka thënë Hoti. /Zëri