Haradinaj premton ulje të çmimit të energjisë e investime në gazsjellës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partnerët e saj të koalicionit, shpalosi ofertën e saj politike para qytetarëve të komunës së Shtimës. Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se mënyra për të fituar si Kosovë është anëtarësimi në NATO
Po ashtu, ai premtoi zvogëlim të çmimit të rrymës, investime në shtrirjen e gazit dhe projekte të rëndësishme në Klinë.
"Me programin tonë, Shtimja do të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit, duke u përfshirë në shumë projekte kapitale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të saj", tha Haradinaj.
Ndërsa partneri i tij i koalicionit, Fatmir Limaj, bëri thirrje që ta mbështesin këtë koalicion për të mirën e Kosovës.
Lidhja me NATO-n dhe zhvillimi shoqëror janë objektivat kryesore që ky koalicion ka për qëllim për zhvillimin e Kosovës.