Kurti në Vushtrri premton mbi një miliard euro investime kapitale
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Vushtrrisë. Kandidati i LVV-së, për kryeministër Albin Kurti atje premtoi mbi një miliard euro investime kapitale dhe investime në ushtri në vit.
“Pagë minimalë mbi 500 euro, spital të ri në Mitrovicë, mbështetje për Listën esenciale të barërave, mbështetje për fëmijë, mbështetje për studentë që studiojnë në universitete publike e private, biletë të unifikuar prej 10 eurosh, heqje e taksës për veturat nga BE, mbështetje për bujq”, ka premtuar Kurti.
Faton Peci kandidat i partisë Guxo për deputet tha se Vushtrria e heroit, Afrim Bunjaku e vend i kulturës meriton përkrahje.
“Kjo qeveri ka investuar më së shumti për bukën dhe pushkën, se buka është siguri e nuk ka siguri në radhë të parë pa bukë e pa ushtri. Siç thotë kryeministri ynë është dashtë investim serioz në ushtri sepse Kosova e ka një komshi, e atë komshi të jashtëm në veri e kemi kriminel e faqezi”, ka thënë Peci.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë.