Hamza: Në mënyrë festive, masive e solemne - më 9 shkurt të dilet për ta vulosur fitoren e PDK-së
Zgjedhjet 2025
January 29, 2025 - 13:33
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, përmes një videoje ka thënë se i respektojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe oponentët politikë.
Hamza thotë se në momentin kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim, sepse gjithë qytetarët e Kosovës, siç thotë ai, janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë.
Andaj, Hamza thërret të gjithë qytetarët më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne të dalin për ta vulosur fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.