Koalicioni për Familjen: S’ka shtet të fuqishëm, nëse s’ka familje me vlera

Koalicioni për Familjen: S’ka shtet të fuqishëm, nëse s’ka familje me vlera

Zgjedhjet 2025 January 28, 2025 - 20:12

Lagjja Kodra Trimave në kryeqytet ka qenë ndalesa e radhës e Koalicionit për Familjen që ta shpalosë programin e vet elektoral.

I pari i këtij koalicioni, Eman Rrahamani, tha se qëllimi i tyre është ruajtja e vlerave të familjes dhe të kombit.

"Ne nuk pranojmë asnjë koalicion nëse nuk e pranojnë kushtin ton që secila nënë që lind pa familje s’ka komb, asnjë proces nuk mundet me u zhvillu pa familjen”, tha Eman Rrahami.

Ndërsa, kandidati për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani, tha se nuk mund të kemi shtet të fuqishëm nëse nuk ka familje me vlera.

"Ne, si udhëheqje e këtij koalicioni, nuk do të ndalemi në promovimin e vlerave të familjes...”, tha Ferid Agani.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni kërkuan nga përkrahësit e tyre që ta votojnë programin e tyre më 9 shkurt.