KQZ-ja mbyll qendrat e votimit në Ankara, Kanbera dhe Iowa, mund të votohet me postë
Për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75 sosh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në tri përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme.
Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (SHBA), për shkak se është regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues.
Sipas KQZ-së, të gjithë këta votues të regjistruar do të mundë të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ-ja në këto shtete.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 15 ambasada dhe 15 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.