Hamza: Kostoja e jetesës e papërballueshme, 50% rritje pagash në sektorin publik - unë e mbaj fjalën

Hamza: Kostoja e jetesës e papërballueshme, 50% rritje pagash në sektorin publik - unë e mbaj fjalën

Zgjedhjet 2025 January 28, 2025 - 08:59

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sërish ka ritheksuar premtimin kryesor për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%.

Hamza përmendi vështirësimin e jetesës për qytetarët gjatë viteve të fundit, por premtoi se kjo gjendje do të përmirësohet.

“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”, tha Hamza në Facebook.

“Unë e mbaj fjalën!”, shkroi në fund Bedri Hamza.