Aksidenti me fatalitet, Dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot
Zgjedhjet 2025
January 27, 2025 - 09:26
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku ka njoftuar se dega e tyre ka anuluar aktivitetet për sot.
Shkaku, sipas Lushtakut, është aksidenti i rëndë në Çubrel të kësaj komune.
“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e tre personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, shkroi Lushtaku.