Mustafa: LDK-ja do të sjellë ndryshime për Kosovën dhe do t’ua lehtësojë jetesën nënave
Foto: Laura Hasani

Mustafa: LDK-ja do të sjellë ndryshime për Kosovën dhe do t’ua lehtësojë jetesën nënave

Zgjedhjet 2025 January 26, 2025 - 11:17

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, theksoi se partia është e angazhuar për të sjellë ndryshime të vërteta në Kosovë, duke përfshirë përmirësimin e kushteve për gratë, si dhe një sistem mësimor gjithëpërfshirës.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen me LDK-në më 9 shkurt për të krijuar një të ardhme më të mirë për vendin.

“Pesë tubime në ditë kishim në ditë, populli i Kosovës ka lëshuar kushtrimin e ndryshimit secili po pret ndryshimin, gratë, burra, pleq të rinj. Gratë e Kosovës presim ndryshimin që më në fund do të ketë një Qeveri që do të zbatojë sistemin gjithëditorë të mësimit. Ku kanë një shujtë të ngrohtë dhe aktivitete gjithë ditore. Kjo është vetëm një nga planet për të bërë jetën më të letë të grave. Ne nuk flasim për ndryshim ne e sjellim atë bashkohuni me ne me 9 shkurt dhe jeta juaj do të bëhet më e mirë”, ka thënë Mustafa.

Në konferencën e sotme për media, Mustafa tregoi edhe për agjendën e së shtunës së kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhikut.

Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:

15:30, Vizitë Banjës Onix, (Istog).

16:00, Takim me qytetarët e Banjës së Istogut, (Sharaz Wedding Hall) .

18:00, Tubim elektoral në Pejë, (Palestra e Sporteve Karagaç).

19:30, Takim me banorët e Dranocit të Deçanit, (Palestra e sportit, në shkollën fillore “Sylë Alaj” – Dranoc)