Haxhiu takon disa të rinj në Prishtinë: Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë
Zgjedhjet 2025
January 25, 2025 - 16:58
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka takuar të shtunën disa të rinj nga Prishtina, ku kanë folur për perspektivën e të rinjve në Kosovë.
Haxhiu, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 109, ka thënë se me energjinë dhe pasionin e tyre, “ata janë forca e ndryshimit që na udhëheq përpara”
.“Takimi i sotëm me të rinjtë nga Prishtina një mundësi e shkëlqyer për të bashkëbiseduar për një të ardhme më të mirë, ku rinia dhe qytetarët të ndërtojnë perspektivën në Kosovë. Me energjinë dhe pasionin e tyre, ata janë forca e ndryshimit që na udhëheq përpara. Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.