Hamza: Po Kosovë, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit tim
Zgjedhjet 2025
January 25, 2025 - 15:23
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë sërish se pagat në vend do të rriten nëse ai do të jetë në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pagat do të rriten për në mori profesionesh.
“Po Kosovë, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit tim”.
“50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që realizojnë paga pëmes buxhetit të Kosovës”, ka thënë Hamza.