LVV-ja thotë se pranoi mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Socialdemokrate e Austrisë

LVV-ja thotë se pranoi mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Socialdemokrate e Austrisë

Zgjedhjet 2025 January 23, 2025 - 11:25

Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka pranuar një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Socialdemokrate e Austrisë (SPÖ).

Në letrën e publikuar nga LVV-ja thuhet se Partia Socialdemokrate e Austrisë ka pohuar se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka pasur program ambicioz përkundër rrethanave sfiduese.

“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në katër vitet e kaluara Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet mes të tjerash në letër.

Po ashtu, në letrën e Partisë Socialdemokrate e Austrisë thuhet se “qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri që do të hapë rrugën më tej për reforma dhe për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike”.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.