Bedri Hamza viziton kompaninë Walone, premton grante investive deri në 30 për qind për bizneset
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot shtëpinë e modës “Walone”, e cila ka të punësuara mbi 100 gra.
Hamza ka premtuar politika më të mira fiskale dhe mbështetje konkrete përmes granteve investive dhe suvencioneve.
“Ju siguroj dhe ju garantoj që kam me bë politika të mira fiskale, që kanë me i mbështet bizneset. Kanë me i mbështet të gjitha ato biznese që kanë me pas nevojë me i zgjeru linjat e prodhimit, por edhe me i ndryshu linjat e prodhimit. Për 30% kemi me i mbështet me grante. Dhe përtej kësaj, ne kemi me i mbështet edhe përmes lehtësimit në qasje në financa. Pagat deri në 400 euro nuk kanë me u tatu, kanë me pas tatimin 0. Prej 400-800 euro kanë me pas 8%, mbi 800 euro kanë me pas 10%. Të gjitha veprimet tona janë në dobi dhe në përkrahje të sektorit privat, sepse sektori privat është kontribuesi ma i madh në rritje ekonomike dhe punëdhënësi ma i madh në Kosovë. Edhe bashkë, Kosovën kemi me e ba ma të mire”, ka thënë Hamza.