Haradinaj: Besoj se me administratën “Trump” Kosova do ta zërë hapin e anëtarësimit në NATO
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Besoj se me administratën “Trump” Kosova do ta zërë hapin e anëtarësimit në NATO

Zgjedhjet 2025 January 22, 2025 - 15:11

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, përmes një videomesazhi nga Capitol Hill, ka thënë se beson në administratën "Trump".

Haradinaj tha se beson se Kosova do ta zërë hapin me administratën e re, në qëllimin që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO.

“Këtu pra u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat për këto katër vjet. Besoj se Kosova do ta zërë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO”, tha Haradinaj.

Ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.