Koalicioni për Familjen sot do t’i vizitojë Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Koalicioni për Familjen sot do t’i vizitojë Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Zgjedhjet 2025 January 22, 2025 - 08:33

Koalicioni për Familjen ka publikuar agjendën e drejtuesve të tyre për sot.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në orën 10:00 do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër punën dhe angazhimin e saj për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në vend.

Në orën 11:00 liderët e koalicionit do të vizitojnë Shoqatën e Pensionistëve, ku do të njoftohen me nga afër me kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët në Kosovë.

“Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë angazhimin e liderëve të koalicionit për përmirësimin e kushteve për bizneset dhe për të adresuar shqetësimet e pensionistëve në vend”, thuhet në njoftim.