Memli Krasniqi: Krenar për mbështetjen që po merr PDK-ja
Foto: Facebook

Memli Krasniqi: Krenar për mbështetjen që po merr PDK-ja

Zgjedhjet 2025 January 21, 2025 - 14:51

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur krenar për mbështetjen e qytetarëve.

Ai ka ndarë disa fotografi me qytetarët në Drenoc të Malishevës, duke thënë se bashkë janë më të vendosur se kurrë për një Kosovë më të mirë.

“Drenoc, Malishevë: Mobilizim. Energji. Fitore! Krenar për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na jepni kudo në Kosovë. Së bashku, jemi më të vendosur se kurrë për një Kosovë ma të mirë”, shkroi kreu i PDK-së.