Vazhdon gjuha fyese e VV-së, Sveçla e quan opozitën bërllok
Zgjedhjet 2025
January 20, 2025 - 22:43
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim edhe në Vushtrri.
Nga atje, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka vazhduar me fyerjet ndaj opozitës.
Sveçla e ka quajtur opozitën “bërrllok”,.
“Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në pensionim të përhershëm. Disa bërlloka të partive të vjetra, thanë se Policia e Kosovës, po sillet si policia e Millosheviqit në veri, si policia e Millosheviqit e cila na ka vra një mijë e 300 fëmijë, gjithsej 13 mijë shqiptarë, na ka dhunuar 20 mijë gra dhe na ka djegë 120 mijë shtëpi. Unë kam një pyetje për ju, këta bërlloka, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë të kombit tonë?”, tha Sveçla.