Anëtarit të LVV-së në KKZ në Obiliq i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, mori pjesë në fushatë
Zgjedhjet 2025
January 17, 2025 - 08:30
Anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashi, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje, raporton Zeri.info.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për të ndaluar Gashin nga pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat ose edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore prej dy vjetësh, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2000 euro, pasi Gashi në cilësinë e Anëtarit të Komisionit Zgjedhor ka marrë pjesë në tubime zgjedhore të organizuara nga LVV-ja.
Në profilin e tij në rrjetet sociale, Gashi ka publikuar edhe foto të shumta nga fushata e LVV-së nëpër Kosovë, por kryesisht në komunën e Obiliqit. /Zëri