Krasniqi nga Drenica: PDK-ja, forca kryesore politike – ka në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Skenderaj gjatë tubimit qendror atje, tha se kur ky qytet mobilizohet, Partinë Demokratike të Kosovës s’mundet me ndal askush.
Ai shprehet se PDK është partia e të kaluarës së lavdishme, të tashmes krenare dhe të ardhmes premtuese për një Kosovë ma të mirë.
”Skenderaj, Drenicë, kjo energji që po e shohim sonte është dëshmia më e mirë se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet më 9 shkurt”.
”Sepse Partia Demokratike është partia e të kaluarës sonë të lavdishme, e të tashmes tonë krenare, dhe të ardhmes tonë premtuese për një Kosovë ma të mirë për çdo qytetarë. Kjo është partia që në ADN ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia e lirisë dhe pavarësisë, dhe nga zemra e vendlindjes së Hashim Thaçit e kam një lajm për juve krejtve”.
”Kur Skenderaj mobilizohet, PDK rikthehet si forca kryesore politike dhe nuk ka kush që e ndal. E siç po e shihni sonte, Skenderaj qenka i gjithi në këmbë për PDK-në”, tha Krasniqi.