Bedri Hamza u premton qytetarëve të Vitisë lidhje me autostradën Prishtinë – Shkup
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral.
Hamza ka premtuar ta lidhë qytetin e Vitisë me autostradën Prishtinë – Shkup përmes Gërlicës dhe që do të investojnë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.
”Me ndihmën e juaj, me votën e juaj, më 9 shkurt, ju do ta vulosni fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, me një ekip të jashtëzakonshëm, do ta ndryshojë gjendjen në Kosovë”.
”E di që gjithandej Kosovës ka nevojë për investime, por ju siguroj dhe garantoj që me Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet, Vitia do të lidhet me autostradën. E di këtë nevojë dhe e di këtë kërkesë tuajën”.
”Vitia do të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm ujë për gjithë komunën e Vitisë. Dhe, sigurisht do të ketë edhe shumë objekte sportive, të cilat i ka më së të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka thënë Hamza.