KQZ-ja shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike

Zgjedhjet 2025 January 15, 2025 - 16:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati i paraparë të përfundonte sot më 15 janar është shtyrë për datën 20 janar 2025.

Sipas anëtarëve të KQZ-së kjo shtyrje erdhi për shkak se periudha për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve ka filluar 6 ditë më vonesë sesa ishte planifikuar.

Po sipas anëtarëve të KQZ-së shtyrja e këtij afati nuk pengon aspak rrjedhën e planit të aktiviteteve të miratuar më parë, njofton Klankosova.tv.