Para një numri mësimdhënësish në Viti Abdixhiku shpalos programin: Koeficient 150 euro dhe mësim gjithëditor në së paku 5 komuna e digjitalizim
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbajti një takim me mësimdhënësit e Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, ku prezantoi programin e tij për zhvillimin e sektorit të arsimit. Me rreth 100 mësimdhënës të pranishëm, Abdixhiku theksoi përkushtimin e tij dhe të LDK-së për të ndërtuar një sistem arsimor të avancuar.
“Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara.” – tha Abdixhiku.
Ai paraqiti disa pika kryesore të programit, duke përfshirë: Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna, koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit – në javën e parë, ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike, digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore dhe kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale.