Abdixhiku u kërkon falje mbështetësve që nuk i zuri salla dhe mbetën jashtë saj
LDK-ja ka hapur sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë një kërkimfalje pas përfundimit të fushatës për të gjithë mbështetësit që sipas tij, kanë mbetur jashtë sallës për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, transmeton Zeri.info.
“Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë! Fushatë të mbarë!
124 është numri ynë! Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, ka shkruar Abdixhiku. /Zëri