Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri

Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri

Zgjedhjet 2025 January 09, 2025 - 20:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sonte ka qenë në Ferizaj.

Ai është shprehur se prej aty do të vazhdojnë siç tha ai, “cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri”.

“Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet”.

“ Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri”, ka shkruar Kurti.