Ramiz Lladrovci vlerëson angazhimin e deputetit Elmi Reçica për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ramiz Lladrovci vlerëson angazhimin e deputetit Elmi Reçica për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zgjedhjet 2025 January 09, 2025 - 20:02

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili së fundmi ka zhvilluar një angazhim të madh për mobilizimin e elektoratit në diasporë.

“Elmi Reçica është një emër që lidhet me momente të paharrueshme në shërbim të vendit dhe partisë sonë. Respekti dhe përkrahja për të janë të pakushtëzuara”, u shpreh Lladrovci.

Me përkushtimin e tij dhe vizionin e qartë të Bedri Hamzës për kryeministër, PDK-ja mbetet forca që do ta çojë Kosovën drejt një të ardhme më të mirë.