Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën

Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën

Zgjedhjet 2025 January 08, 2025 - 17:19

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së.

Hamza ka theksuar se fushata e tij synon një Kosovë ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim.

“Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka ftuar qytetarët të jenë pjesë aktive e këtij procesi që, sipas tij, do të përcaktojë të ardhmen e vendit.