Kandidati i PDK-së për deputet Petrit Hajdari publikon fotografi: Ekipi fitues i kampanjës ikonike është ribashkuar
Petrit Hajdari, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka njoftuar se ‘‘ekipi fitues i kampanjës ikonike Krenohu me Kosovën, nën Kryeministrin Hashim Thaçi, është ribashkuar’’, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë edhe kjo është bërë për t’i dhënë jetë projektit të kësaj partie për ta bërë Kosovën më të mirë.
‘‘Ekipi fitues i kampanjës ikonike Krenohu me Kosovën, nën Kryeministrin Hashim Thaçi, është ribashkuar për t’i dhënë jetë projektit tonë fitues dhe për ta bërë Kosovën më të mirë!
Nga ky ekip, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë janë: Kryetari Memli Krasniqi, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri, Shasivar Haxhijaj, Kujtim Gashi dhe unë, Petrit Hajdari.
Kosova mundet më mirë!’’, ka shkruar ai.