Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Foto: Laura Hasani

Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti

Zgjedhjet 2025 January 07, 2025 - 22:38

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar bojkotin që Lëvizja Vetëvendosje po e bënë duke mos marrë pjesë në debatet televizive për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Çitaku ka thënë se LVV mund tu ikë debateve dhe ballafaqimeve në studio por nuk mund t’i ikë 9 shkurtit.

“LVV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive. Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit”, ka thënë Çitaku.

Partitë opozitare kanë ftuar në debat oponentë të Vetëvendosjes, por sipas tyre LVV ka refuzuar.

Vetëvendosje, beson se në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të dalë bindshëm, fituese.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se nuk sheh mundësi për koalicione paszgjedhore.

Ai përjashtoi mundësinë që të bëjë koalicion me PDK-në, AAK-në e LDK-në, duke i quajtur ato të pareformuara. Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se mu për këtë arsye i kanë bërë koalicionet parazgjedhore me partinë Guxo dhe atë Alternativa. Sipas Kurtit, me këto dy subjekte politike kanë bashkëqeverisur katër vjet mandat dhe kanë përvoja të mira me njëra-tjetrën. Për AAK-në, LDK-në dhe PDK–në, Kurti tha se nuk kanë parë që janë reformuar këto katër vjet dhe se muajt e fundit e kanë sulmuar qeverisjen e tij.