Abdixhiku në Malishevë: Interesim i madh e mbështetje plot entuziazëm – i ftova për tubimin e madh hapës më 11 janar
Kryeari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ishte në fshatin Turjakë të Malishevës, të dielën.
Nga aty thotë se ka marrë mbështetje, duke i ftuar të pranishmit në tubimin e madh, hapës të fushatës, më 11 janar në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook,Abdixhiku ka thënë se ko është një ringritje e djathtë kombëtare.
“Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional! Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar eshpërthen si festë më 9 shkurt! Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë! Ju faleminderit për interesimin. Ju faleminderit për pritjen. Ju faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.