Sot mblidhet KQZ-ja, pritet ta certifikojë Listën Serbe
Zgjedhjet 2025
December 31, 2024 - 12:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës është edhe zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për miratimin e rekomandimit të Zyrës, për certifikimin e subjektit politik Lista Serbe dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, transmeton Zeri.info.
Mbledhja pritet të nisë në orën 14:30.
Kujtojmë se sot Gjykata Supreme e Kosovës ka dalë me aktvendim, duke e hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, që e paraqiti kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare. /Zëri