Hamza premton 25 milionë euro bursa në vit: Hapim shumë dyer të mundësive për studentët
Zgjedhjet 2025
December 30, 2024 - 10:44
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar sot “Espresson” e radhës me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes së studentëve.
Hamza ka premtuar se 25 milionë euro do t’i ndajë si bursa në çdo vit, e që sipas tij do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.
“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë. Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, shkroi Hamza.