Visar Azemi: Ferizaj qe 30 orë pa rrymë, LDK-ja ka plan për furnizëm të përhershëm me energji elektrike
Foto: Laura Hasani

Visar Azemi: Ferizaj qe 30 orë pa rrymë, LDK-ja ka plan për furnizëm të përhershëm me energji elektrike

Zgjedhjet 2025 December 28, 2024 - 18:50

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka thënë se janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa rrymë.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit.

“Qytetarët tanë janë të harruar dhe po vuajnë nga mungesa e energjisë, ndërsa pushteti vazhdon të shkatërrojë çdo mundësi për një jetë të dinjitetshme. Nuk mjafton vetëm doreheqja! Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze! Më 9 shkurt, duhet të largohet ky pushtet i papërgjegjshëm që i shërben Martinit e Nagipit e shokëve të tyre”.

Ai thekson se e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që, sipas tij, do të mundësonte furnizëm të përhershëm me energji elektrike.