Kurteshi: S’do të ankohemi për vendimin e PZAP-it rreth Listës Serbe, e kotë
Foto: Laura Hasani

Kurteshi: S’do të ankohemi për vendimin e PZAP-it rreth Listës Serbe, e kotë

Zgjedhjet 2025 December 26, 2024 - 14:10

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë me dije se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it rreth certifikimit të Listës Serbe.

Kurteshi në “Rtv 21” citohet të ketë thënë se kjo do të ishte e kotë, pasi edhe “Gjykata do të vendoste në favor të Listës Serbe me arsyetimin e njëjtë”.

Tutje, zyrtari i LVV-së ka shtuar se kurdo që të jetë në rend dite certifikimi, do të votojnë sërish kundër.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme, sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-it është i punuar sipas atij parimi ‘me letra krejt në rregull’. Kemi një varg faktesh dhe dëshmi që Lista Serbe është pjesë e organizatave terroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë”, citohet se ka thënë ai.