Abdixhiku përfundon turneun paraelektoral: Ishte i bukur, i zjarrtë e madhështor si asnjëherë më parë

Abdixhiku përfundon turneun paraelektoral: Ishte i bukur, i zjarrtë e madhështor si asnjëherë më parë

Zgjedhjet 2025 December 26, 2024 - 12:33

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka përfunduar turneun paraelektoral.

Ai është shprehur se ka qenë i bukur, i zjarrtë dhe, siç tha ai, thjesht madhështor si asnjëherë më parë.

“Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoi; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte i bukur, ishte i zjarrtë, ishte thjesht madhështor – si asnjëherë më parë. LDK-ja dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores së madhe për Republikën”, shkroi Abdixhiku.

Ai gjithashtu tha se ringritja e tyre është e destinuar dhe, siç u shpreh, e ardhmja është thjeshtë e bukur.

“Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjesht e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej”.

“Kemi tjetër qëllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi. Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim, sepse ndryshimi po vjen”, shkroi tutje Abdixhiku.