Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë: Ju konsideroj partnerë dhe patriotë modernë

Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë: Ju konsideroj partnerë dhe patriotë modernë

Zgjedhjet 2025 December 20, 2024 - 13:59

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë ka deklaruar se i konsideron ata partnerë dhe si patriotë modernë të zhvillimit të vendit.

Gjatë takimit Abdixhiku tha se fatkeqësisht sot në tavolinën e zareve të pushtetit qëndron lufta ideologjike ndaj ndërmarrësve të vendit.

“Ju konsideroj si partnerë, ju konsideroj si patriotë modernë të zhvillimit të vendit. Ju konsideroj si forca e vetme me të cilin mund ta shtroj vizionin tim përpara, sepse ju konsideroj si partnerë dhe si patriotë modernë të zhvillimit të vendit, ndjej edhe përgjegjësi të ju takoj dhe t’jua shpalos planet tona”, tha Abdixhiku.