“Espresso me Bedri Hamzën”: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat

“Espresso me Bedri Hamzën”: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat

Zgjedhjet 2025 December 19, 2024 - 10:05

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë.

Në një video që e ka publikuar në rrjetin e tij social, Hamza shihet duke biseduar me një qytetare për çmimet e larta të produkteve elementare për jetesë.

Ai ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme në Kosovë dhe ka premtuar se do t’i rrisë pagat dhe do ta mbështesë sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Nga ushqimi e barnat deri te faturat mujore, gjithçka është shtrenjtuar në Kosovë. Edhe kjo kafe që po e pimë është bërë më e shtrenjtë. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. #MaMirë”, shkroi Hamza.